Kamera jofunksionale prej më shumë se 2 muajsh,arrestohet zyrtari në Deçan

Po shkon drejt normalizimit situata krijuar në komunën e Deçanit, ku më shumë se 1500 banorë të fshatrave përreth u helmuan për disa ditë me radhë si pasojë e kontaminimit të ujit të pijshëm.

Në takimin e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, kryetari i komunës Bashkim Ramosaj bëri të ditur se shpejti do të përfundojë edhe gjendja emergjente e shpallur disa ditë më parë.

Ndërkohë që policia e Kosovës ka vënë në pranga një zyrtar përgjegjës për kamerat e sigurisë pranë Grykës së Deçanit, nga ku merrej një pjesë e ujit të pijshëm që furnizon këtë komunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u arrestua pasi u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale prej më shumë se dy muajsh në këtë zonë. Ndërkohë Prokuroria e Pejës është duke vazhduar hetimet lidhur me shkaktarin e helmimeve në Deçan.

Swiss Digital Mobile Reklama

IKSHPK është duke kryer analiza të vazhdueshme të ujit, ndërsa disa mostra të pacientëve të helmuar janë dërguar për testim jashtë Kosovës.

Në, IKSHPK-ja tha se në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13 Korrik nga rajoni i Deçanit, “janë identifikuar disa baktere jopatogjene” dhe se ato “mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.

Tv Klan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?