Kamioni përplas për vdekje fëmijën 1-vjeçar në kryeqytet
Një kamion ka goditur për vdekje një fëmijë në Prishtinë ditën e sotme.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke shtuar se fëmija ishte një vjeç.
“Sot rreth orës 09:30, në rrugën ‘Mehmet Ali Vrioni’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një fëmijë ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo.
Ahmeti u shpreh se shoferi është ndaluar, ndërkohë që janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit.