Kamioni rrëzon shtyllat elektrike në Prishtinë

Disa shtylla elektrike janë rrëzuar në Rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, dhe se sipas dëshmitarëve, shtyllat janë dëmtuar nga një kamion.

Përveç që ka thyer shtylla telektrike, kamioni në fjalë edhe ka këputur kabllo të rrymës dhe kabllo të tjera duke rrezikuar jetën e personave që kanë kaluar aty pranë, shkruan “Kallxo.com”.

Ndërkohë, policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.

SHKARKO APP