Kandidat për President/ Haradinaj publikon videon: Beteja e fundit për Kosovën s’ është zhvilluar ende

Kandidati për President i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video emocionuese të rrugëtimit të tij nga lufta për liri deri më sot.

Haradinaj thotë se shumë gjëra kanë ndryshuar në 12 vite, por gjithmonë e ka parë si detyrë t’i shërbejë atdheut.

Më tej ai thekson se beteja e fundit për Kosovën nuk është zhvilluar ende, dhe ajo është për njohjen e plotë. Sipas tij Kosova kërkon një President të fortë, dhe shpreh gatishmërinë e tij për t’u ballafaquar me Serbinë e Vuçiçit.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Që në ditët e para isha pjesë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Shumë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit, por dashuria, angazhimi dhe përkushtimi im për vendin mbetet i njëjtë. E kam parë gjithmonë si detyrë, t’i shërbej Atdheut atje ku mund ta bëj më së miri. Së pari si ushtar, pastaj si Kryeministër dhe tani edhe si President.
Edhe pse jetojmë në paqe, beteja e fundit për Kosovën nuk është zhvilluar ende. Beteja për njohjen tonë të plotë, për një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për Kosovën dhe brezin tonë të ri, që siguron antarësim në NATO, BE dhe OKB, kërkon një President të fortë, që punon për interesat tona shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqit.

SHKARKO APP