Kapet me drogë shoferi i vëllait të presidentit Thaçi

Enis Qerka, shofer i zv.drejtorit të Byros së Sigurimeve, është arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë narkotikë, që dyshohet të jetë heroinë.

Gani Thaçi, i cili është vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka thënë se për rastin e Qerkës ka marrë vesh nga mediat.

Për Enis Qerkën thotë se nuk ka qenë me veturën zyrtare në momentin e arrestimit, as me veturën e tij.

“Ka qenë në veturën e një shokut të tij, i cili ka qenë duke shkuar në një dasmë në Shkup”, ka thënë Gani Thaçi.

Gani Thaçi ka mohuar se Enis Qerka është shofer i tij. Për të, Thaçi ka thënë se është shef i logjistikës deri në janar.

“E më pas do të ketë pozitën e shoferit por jo shofer i imi, por i të gjithëve, kush ka nevojë”, ka theksuar shefi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Sidoqoftë, Thaçi që ishte përfshirë në një rrahje javë më herët, nuk e mohoi se i kapuri me drogë ka qenë pjesë e institucion që ai drejton

SHKARKO APP