“Katastrofë humanitare në veri”, Haradinaj akuzon serbët: Skenar i planifikuar, kemi dëshmi

Në veri të Kosovës është improvizuar një skenar krize humanitare. Akuza vjen nga kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili për këtë drejton gishtin nga serbët e Kosovës. Pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se posedon prova konkrete për akuzat e tij dhe premtoi dekonspirimin e projekteve të tilla.

Haradinaj, theksoi se është i detyruar të vendosë rend dhe ligj në veri të vendit. “Ekziston një tendencë të na detyrojë si Kosovë me i mbyll sytë para kontrabandës. Ne nuk guxojmë ta lejojmë këtë. Kontrabandistët përpos produkteve ushqimore mund të bartin edhe armë, narkotikë e produkte të tjera dhe ne nuk do të lejojmë këtë”, deklaroi kryeministri kosovar.

Prej disa ditëve, mediat kosovare raportuan një plan të disa qytetarëve të Veriut të Mitrovicës, të dirigjuar nga një zyrtar i qeverisë serbe, me qëllim që të pasqyrojnë gjendjen e rëndë të një “katastrofe humanitare” të stisur.

Banorë të ndryshëm janë parë duke fshehur produkte të shumta në shtëpitë e tyre. E gjithë kjo fushatë e Serbisë, sipas mediave kosovare, bëhet për të sulmuar qeverinë e drejtuar nga Haradinaj dhe taksën 100%, të cilën kryeministri nuk pranon ta pezullojë pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve.

“Katastrofë humanitare në veri”, Haradinaj akuzon serbët: Skenar i planifikuar, kemi dëshmi

SHKARKO APP