Katër fletë arreste ndaj deputetëve të Kosovës

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lesuar urdhër arrest për katër deputetë opozitarë të Kuvendit të Kosovës, mëson lajmi.net nga burime brenda këtij institucioni të drejtësisë në vend.

Urdhër arresti sipas këtij burimi është lëshuar për tre deputetë të Vetëvendosjes dhe një deputete të AAK-së. Bëhet fjalë për ish liderin e VV-së Albin Kurti, Faton Topallin, Albulena Haxhiun dhe shefen e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi.

Urdhër arresti ndaj këtyre katër deputetëve është lëshuar për shkak të veprimeve të dhunshme të këtyre të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku janë përdorur edhe mjete të ndaluara për përdorim nga personat civilë, siç janë gazi lotsjellës dhe sprej.

SHKARKO APP