Katër viktima dhe 453 raste të reja me koronavirus në COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se janë testuar gjithsej 3.680 mostra prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

Gjithashtu kanë humbur jetën katër persona nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”.

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë dhe 1.599 viktima.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP