“Kemi hapur temën e Asociacionit”, Vuçiç: Jemi harmonizuar me Kosovën rreth çështjes së personave zhdukur
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi pas takimit me palën kosovare, se në thelb janë harmonizuar rreth çështjes së të pagjeturve dhe personave të zhvendosur. Po ashtu ai pohoi se dy qeveritë kanë trajtuar edhe çështjet ekonomike duke hapur “dy tema të reja”, ku një prej tyre është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, shkruajnë mediat në Serbi.
“Sot janë hapur dy tema të reja: çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ajo e pronave dhe kërkesave financiare”, tha Vuçiç.
Shefat e ekspertëve të ekipeve negociuese nga Kosova dhe Serbia, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriçc do të vazhdojnë bisedimet për Asociacionin më 17 shtator, ndërsa takimi i radhës në nivelin më të lartë është planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel ka bërë të ditur presidenti serb.