Këndshikim pesimist për “rikthimin” e Kosovës në Shqipëri

Nga: Denion Ndrenika

Pyetja është fare e thjeshtë: Përse nuk nxiten marrëdhëniet e ngushta përfshi transportin, lehtësinë e lëvizjes së gjithçkaje mes të dy pjesëve të Shqipërisë, por keqazi kokëfortësisht mbahen larg?

E vendosa prej titullit në thonjëza fjalën “rikthim” për të qetësuar kryekundërshtuesit e një mundësie të bashkimit të pjesëve të Shqipërisë, veçmas pas shtetësimit në përpjekje e sipër të Kosovë, më e rëndësishmja trevë për pavërësimin e krejt botës shqiptare prej Prizrenit 1878 dhe Vlorës 1912.

Megjithatë, tash për të vazhduar, thjesht këndshkimin pesimit të ardhmërisë jo duke u nisur nga kundërshtitë e pafytyra të udhëheqësive të shqiptarëve nga secila anë, që duhet të shtoj se i kanë harruar krejt trojet dhe popullatat etnike në Malin e Zi, në shtetin e verimaqeedonasve, në Luginë të Preshevës e krejt Serbinë, përfshi Vranjën e gjetkë si dhe në Greqi..

Tash, nis të them se shtyrja jo pa nervozizëm dhe detyruese e marrëdhënieve të ngushta ndaj Kosovës për Serbinë është e ligë në përpjekjet tona për bashkim.

Natyrisht që është e qartë se janë dy botë të ndryshme të krijuara padashur ne në këta 100 e ca vjet të ndarjes së dhunshme.

Shqipëria dhe Kosova ende duhet të punojnë shumë për t’u afruar dhe deri në bashkim, përtej dëshirës dhe vendimmarrjes 1878 dhe 1912 dhe për ta jetësuar atë.

Në këto kushte ndoshta për ndokënd më mirë të ecet disa kohë kështu me dy shtete derisa të ketë një pikëpajtim në plotni e këtu nuk ka asgjë të keqe.

Mirëpo, pesimist e kam këndshkimin nisur nga shtyrjet për dialogun me serbët.

Pa vëreni pak, proklamime të jashtëzakonshme për vendosjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë pavarësisht se si e justifikojnë palët, serbët kinse pa e njohur shtetin tonë të dytë dhe Prishtina si njohje e nënkuptuar prej Serbisë.

Njejtë shtysa për transportin hekurudhor.

Tejet ngutshëm dhe me nervozë të pafshehshme për heqjen e taksës 10 për qind apo reciprocitetin.

Madje, edhe testet e virusit të Koronës dhurohen nga Serbia dhe pranohen në Kosovë.

Pyetja është fare e thjeshtë: Përse nuk nxiten marrëdhëniet e ngushta përfshi transportin, lehtësinë e lëvizjes së gjithçkaje mes të dy pjesëve të Shqipërisë, por keqazi kokëfortësisht mbahen larg?

Çkado emri qoftë, fatkeqësisht mbajtja larg Shqipërisë në çdo lloj mënyrash të politikave tërësore si dhe veçanërisht agresiviteti, ndasia, inatet, sharjet per gjithçka pavarësisht se nga e kush bëhen e vijnë, thjesht më dëshmon pesimizmin për bashkimin e afërt dhe frikën e rikthimit të jugosllavizmit.

Po ashtu edhe të ngarkuarit europianë Jozef Borrel dhe Miroslav Lajçak thjesht asnjë krah nuk i japin shqiptarëve.

Ata natyrisht nuk bëjnë dot kryemëvehte meqë sllovakët kanë frikën e hungarezëve dhe fqinjëve për trojet që i kanë në shtetin e ndarë me çekët si dhe spanjollët me dhunën qindravjeçare të kastijanëve kundër baskëve dhe katalanasve, por ndikom padyshim që munden ta ushtrojnë në ndonjë formë a mënyrë.

Për fat të keq druhem shumë sepse asnjë nga këto shtysa me ligësi nuk bëhet për ta afruar Shqipërinë me Kosovën dhe kur ta kuptojnë sjelljen e këtillë udhëheqësitë tona kapadaie, veç do ta shohim “Vëllazërim Bashkimin” (“Bratstvo i Jedinstvo”) nga fillimi!

SHKARKO APP