Këngëtari Labi shpallet ” non grata” në Maqedoni, i ndalohet hyrja në kufi
Autoritetet e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë e kanë shpallur person ‘non grata’ këngëtarin nga Kosova, Labinot Tahiri – Labi, duke ia ndaluar hyrjen në Maqedoni.
Labi është kthyer nga pika kufitare e Bllacës rreth orës 19.46 nga ana e autoriteteve kufitare, të cilat i kanë komunikuar vendimin e shkruar, me arsyetimin se kjo ndalesë bëhet për shtetasit e huaj, sepse nuk plotëson kushtet për hyrje në Maqedoni.
Por dyshimet janë se ndalesa ka ardhur pas deklaratave të Labit në përkrahje të protestave të shqiptarëve në Shkup, kundër vendimit të dënimit të gjashtë shqiptarëve për procesin gjyqësor “Monstra”.
Këngëtari Labi në profilin e tij në facebook ka konfirmuar kthimin në kufi dhe shpalljen person non grata nga ana e autoriteteve të Maqedonisë.(INA)