Këngëtari serb në Korçë, Xharra: Po nxitet një sulm mes Kosovës e Shqipërisë
Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregović për ”Festën e Birrës” në Korçë, ka nxitur një debat ku janë përfshirë edhe artistë si nga Kosova dhe Shqipëria. Gazetarja Arbana Xharra, thotë se këngëtari ka frymëzuar më këngë krime kundër Kosovës. Për të justifikimi i bashkisë së Korçës ishte një përgjigje e paargumentuar, duke shtuar se një veprim i tillë ka shkaktuar shumë reagime të forta në rrjetet sociale.
”Duhet të kuptojmë se ky është një këngëtarë që ka mbështetur krimet ruse dhe është një nacionalist serb që më parë ka edhe një këngë të titulluar “kallashnikov” e cila është kënduar nga ushtarë serbë që kanë bërë gjenocide në Kosovë dhe Bosnje, e vende të tjera gjatë regjimit të Millosheviçit. Është thënë në disa deklarata se muzika nuk është politikë. Është politikë sepse në fund të ditës, kush është ky këngëtar, që nuk e njohin gjeneratat e reja dhe po bën koncerte në rusi. Ky është një këngëtar nacionalist në mbështetje të regjimit të Millosheviçit.
Është e dhimbshme të shohësh sot, ashtu sikur Rama i tha çelësin e qytetit, t’i bëhet një ftesë këtij këngëtari, Goran Bregović nga bashkia e Korçës. Lexova intervistën e nënkryetares bashkisë së Korçës, dhe mund të them se është një zhgënjim shumë i madh. Ajo mu duke e paditur dhe e papërgatitur në argumentet e saj për të mos anuluar ftesën kundrejt këtij këngëtari.
Ky vendim nuk duhet të shihet nga Kosova se shqiptarët kanë dashamirësi ndaj këngëtarëve të tillë që kanë qenë në front me militarët serbë. Por po shihet në rrjetet sociale si një sulm ndaj nesh. Ky është një moment që duhet të jemi në bashkëpunim. Kjo mbështetje ndaj Vuçiçin she serbëve është për tu çuditur. Shumë vende evropiane e kanë anuluar koncertin, sepse ky këngëtar ka mbështetur krime”,-tha ajo.