Këngëtari shqiptar mbledh shumën e jashtëzakonshme për 3-vjeçarin e sëmurë!
Falë iniciativës së këngëtarit të mirënjohur Labinot Tahiri, është siguruar shuma e kërkuar për shërimin e voglushit 3- vjecar.
Vogëlushi Besim Kurtolli, vuan nga një sëmundje e rëndë dhe si pasojë atij i duhet një operacion për transplantin e veshkave. Kontributi i Labinotit dhe njerëzve të tjerë ka siguruar brenda 48 orëve shumën maramendëse 200 mijë euro, ndërkohë që nevojiten dhe 50 mijë euro deri të premten.
“Ky fëmijë me emrin e Zotit do të udhëtojë brenda dy ditëve në Gjermani. Viza është dhënë dhe falë jush u arrit ajo që kërkohej. Tani jam nisur që ta shoh sërish gjendjen e tij. Deri të premten të sigurojmë dhe pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh dhe ky rast u përfundua”, shkruan Labi.
Nisma e këngëtarit është mbështetur dhe nga emra e artistë të tjerë të njohur, duke bërë të mundur përmbushjen e objektivit.