Kërcasin gjobat në Prishtinë për maskat deri në 500 euro
Inspektorët e Komunës së Prishtinës së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një operacion blic sot në transportin publik dhe në taksi.
Kjo komunë njoftoi sot se “ispektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit.
Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë.
Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik.”