Kërcënime për bombë në disa shkolla në veri të Kosovës

Procesi mësimor në disa shkolla në komunat veriore të Kosovës është ndërprerë mëngjesin e së enjtes.

Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba, / Kosova Press/

Mësimi është ndërprerë në shkollën ‘Branko Radicevic’ në veri të Mitrovicës dhe ‘Vuk Karaxhiq’ në Zvecan, ku nxënësit kanë dalë jashtë këtyre objekteve për shkak të sigurisë.
Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, konkretisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes e-mailit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, në disa raste, ka pasur paralajmërime për bombë edhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, por kanë rezultuar alarme false.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?