‘Kërcënimet’ e Listës Serbe, Lekaj: Më me seriozitet si deputetë
Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj ka reaguar ndaj deputetëve të Listës Serbe pas deklarateve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Lekaj tha se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.
“Prandaj, unë u bëj thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj.
Lista Serbe është shprehur sot se nëse opozita i bën 51 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, ata do të ktheheshin në Kuvendin e Kosovës për ta mbështetur votimin.