Kërcënimi ndaj Albin Kurtit, arrestohet Haxhi Hoti

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti i cili kërcënoi Albin Kurtin me anë të një statusi në facebook është arrestuar nga policia e Kosovës. Hoti shkruante se Kurti duhet të largohet nga Kosova ose do të vritet. Në lidhje me këtë rast reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje me anë të një statusi në facebook. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha: ”Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?