Kërcënohet me jetë gazetarja shqiptare

Gazetarja Arbana Xharra, kohët e fundit ka rënë pre e një sërë kërcënimesh me jetë. Pas mesazheve ofenduese dhe kërcënuese, së fundmi duket se agresorët e kanë gjetur edhe shtëpinë e gazetares, në Prishtinë dhe në muret e banesës dhe në parkingun, ku ajo lë makinën, kanë vizatuar kryq të mëdhenj me ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë gazetarja e ka denoncuar rastin në fjalë në polici, si dhe ka treguar fotografitë që ka bërë në muret e banesës së saj.

SHKARKO APP