Kërcënohet me jetë kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri është kërcënuar me jetë.

Sipas Express, Bahtiri është kërcënuar me jetë dhe një informacion i tillë është pohuar edhe  nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Në ambientet përreth shtëpisë tij janë dërguar forca të shumta policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se  bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga  ankuesi – kryetari  i Mitrovicës së Jugut  A.B.,  Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, ka deklaruar Prokuroria.

Kjo nuk është hera e parë që Bahtiri merr kërcënim me jetë, pasi edhe në vitin 2018 ka ndodhur një ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?