Kërcënohet Thaçi: Vdekja do të të vijë shpejt
“Shpresoj që do të vdesësh dhe vdekja do të të vijë shpejt…”, thuhet në një nga vargjet e këtij grafiti dedikuar presidentit Hashim Thaçi
Thaçi sigurisht ka qenë në gjumë pas një dite të gjatë e të ngarkuar me ceremoninë e inguarimit të tij si president i Kosovës, por në një qytet tjetër jashtë kryeqytetit, grafisti i njohur me nofkën “Majko” nga Peja ka vendosur që të bëjë një grafit kushtuar pikërisht atij.
Dhe urimi për të është i kobshëm.
Ka zgjedhur tekstin e këngës së njërit prej këngëtarëve më të njohur Bob Dylan të titulluar “Masters of War”e inçizuar në dimrin e vitit 1963-63 si protestë ndaj pjesëmarrësve të Luftës së Ftohtë, për ta shprehur qëndrimin e tij protestues ndaj Hashim Thaçit president.
“Majko” që njihet edhe për grafite të tjera kontraverse në Pejë dhe Prishtinë, ka zgjedhur dy pjesët kryesore dhe më agresive të këngës në të cilën, Dylan fillimisht e pyet presidentin “nëse paratë janë aq të mira” saqë mund ta blejnë edhe faljen.
Më pas teksti i grafitit që fillon me “Ode për zotëri Presidentin” vazhdon me tekstin që përfundon me fjalinë: “Do të qëndrojë pranë varrit tënd, derisa të jem i sigurt se ke vdekur”.