Kërcënoi familjen e Haxhim Thacit, arrestohet nga policia

Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit në fshatin Burojë të Skenderajt. Arsyeja e kërcënimit të Thacit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja. Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgimin e tij”, ka thënë prokurorja Sylejmani. Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të jep më shumë detaje.

Avni Zaiti zëdhënës i policisë në Mitrovicë tha për mediat kosovare se një person është ankuar në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim. Sipas Zahitit policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet. Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

SHKARKO APP