Kërcënon Gjuriq: E vizitoj Pejën ose përmbyset dialogu

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës pë Kosovën në qeverinë së Serbisë, Marko Gjuriq të cilit i është ndaluar vizita e tij në Pejë, ka insistuar se nesër do të jetë atje.

“Nesër do të jem në Patriarkanën e Pejës, por jo për shkak se ata kujdesen për këto përpjekje për të më ndaluar, por për shkak se unë jam përgjegjës për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi, dhe unë nuk dua të jap asnjë arsyetim për ata që duan të dëmtojnë atë”, ka thënë Gjuriq, shkruan Tanjug.

Qeverinë serbe, sipas tij, nuk do ta pengojë asgjë që të jetë afër njerëzve të tyre.

Madje ai ka ftuar Bashkimin Europian që të reagojë për këtë veprim, sepse sipas tij, kjo mund të përmbys procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me anë të dialogut.

Ai është shprehur i habitur për synimin e institucioneve të Prishtinës për të parandaluar atë për të vizituar Patriarkanën e Pejës, ku ai donte t ‘i ofronte nevojat bazike murgeshave serbe.

Ai shtoi se Brukseli do të duhet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për mosrespektimin nga ana e Prishtinës për lirinë e lëvizjes.

SHKARKO APP