Kërkesë qytetarëve dhe lutje vendimmarrësve të Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës

Po lexoj statuse në facebook se, tani pasi që është pranuar Mali i Zi në NATO, duhet ratifikuar demarkimi me Malin e Zi, për këtë arsye!!! Patjetër që ne, si shtet duhet të bëjmë demarkimin e kufijëve me secilin shtet fqinjë. Mirëpo forma aktuale e demarkacionit me Malin e Zi është e gabuar dhe se duhet si asnjëherë më parë të jemi këmbëngulës që ta ruajmë teritorin tonë e që është 83 km (83km gjatë e 1km gjerësi) e jo si thuhet 82 km.

NATO në këtë rast as që përzihet, sepse nuk ka marrëveshje të tilla dhe as që marrë kompetenca për këto çështje, deri sa nuk janë të ratifikuara marrëveshjet ndershtetërore. Të njëjtën, NATO e ka bërë mes Sllovenisë dhe Kroacisë, Kroacisë dhe Malit të Zi as që është marrë në përkufizimin e tyre.

NATO mbron sovranitetin e anëtarëve të saja vetëm atëherë kur janë të ratifikuara marrëveshjet mes shtetëve përkatëse. Unë shpresoj që të gjithë ata që do janë vendimmarrës në qeverin e ardhshme, që mos të bien preh e atyre që nuk ja duan të mirën Kosovës e që bënjë presion për ratifikimin e demarkimit aktual.

Ne nuk pranojmë në asnjë menyrë humbjen e teritorit të Kosovës, mirëpo nëse ratifikohet në formën aktuale në vetëm se humbim teritor.

Prandaj KUJDES atyre vendimmarrësve. Gjithashtu lutje qytetarëve të republikës së Kosovës, që me votën e tyrë të janë të kujdesshëm e që mos të nxjerrin vendimmarrës që mund të bëjnë gabim në ratifikimin e demarkacionit në formen aktuale!

Zot beko Kosovën dhe qytetarin e saj!

Binak Sylaj-Lobist

SHKARKO APP