Kërkimet, ende asnjë gjurmë për policët e zhdukur në Kosovë

Asnjë gjurmë nga policët e zhdukur në Kosovë. Aksidenti që ndodhi të shtunën rreth orës 20:45. Edhe pas gati 72 orëve asnjë gjurmë nuk është gjetur në lidhje me ta, kurse kërkimet janë duke vazhduar ende.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi tha për Telegrafin se pavarësisht kërkimeve ende nuk është gjetur asnjë gjurmë për të dy zyrtarët policorë. “Sot kemi vazhduar kërkimet me një kapacitet prej 170 pjesëmarrësve nga Policia, FSK-ja dhe deri në këto momente ku kërkimet janë duke vazhduar nuk kemi diçka konkrete”, u shpreh Gashi. Malësor Dashi dhe Armend Trena janë dy policët e Kosovës të cilët që nga mbrëmja e së shtunës rezultojnë të zhdukur pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Han i Elezit.

Sipas versionit zyrtar të Policisë ata kanë rënë në lumin Lepenc pas një vetaksidenti me veturën zyrtare të cilën po udhëtonin. Vetura u nxor nga uji natën e aksidentit ndërsa deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve.

SHKARKO APP