Kërkohet Albin Kurti, policia i rrethon banesën

Policia e Kosovës ka zbarkuar mëngjesin e sotëm te banesa e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Policia ka rrethuar shtëpinë e deputetit te Parku i Qytetit, pasi ndaj tij është lëshuar fletarrestim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Albin Kurti është kërkuar edhe më parë nga policia në zyrat e Vetëvendosjes, por nuk është gjetur. Policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e deputetes së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Donika Kadaj-Bujupi.

Kurti sëbashku me deputetët Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pak muaj më parë.

 

SHKARKO APP