Këshillit Islamik Euroaziatik mblidhet në Stamboll

Në datat 11 deri më 14 tetor, në Stamboll do të mblidhet Këshilli Islamik Euroaziatik ku përveç përfaqësuesve fetar nga Euroazia dhe Ballkani do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit fetar nga shtetet siç janë Gjermania, Franca dhe Belgjika, raporton Anadolu Agency (AA).

Tema kryesore e mbledhjes së këshillit që do të realizohet nën organizimin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë do të jetë “Islami në Euroazi, Unitet kundër Keqpërdorimeve Fetare, Solidaritet dhe Perspektiva e së ardhmes”.

Hapja është planifikuar të bëhet në Pallatin Dolmabahçe. Në mbledhjen të cilën do të trajtohet edhe çështja e organizatës terroriste DAESH, njëri ndër panelet do të realizohet nën titullin, “Reflektimet e Lëvizjes së FETO-s në Euroazi si një Rrezik Global.”

Në këshillin i cili do të mblidhet në 11 tetor, ditën e martë në Stamboll, do të marrën pjesë përfaqësues nga rajoni, si nga Maqedonia, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia si edhe shtetet Azerbajxhani, Estonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgizistani, Qiproja, Lituania, Mongolia, Moldavia, Rumania, Rusia, Sllovenia, Taxhikistani, Ukraina, Holanda, Suedia, Britania, Austria, Italia, Gjermania, Belgjika, Franca, Zvicra, Egjipti dhe India.

Mbledhja e Këshillit Islamik Euroaziatik do të përfundojë më 14 tetor, ditën e premte pas leximit të deklaratave përfundimtare.

SHKARKO APP