Këshilltari i Kryeministrit i tregon Skënderbeun Erdoganit
Këshilltari politik i Kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave të Erdoganit, pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj Ramush Haradinajt. Madje i ftoi qytetarët e Kosovës të protestojnë kundër tij.
Matoshi i ka nxjerrë Erdoganit, Skënderbeun. Ndërsa në fotografi ka shkruar “Në mbrojtje të Republikës”.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1831169253854679&id=100008848660199
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.
Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së, dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij./Gazeta Express