Këshilltari i Presidentit Thaçi sulmon kryeministrin Hoti: Pse shkon ai në Bruksel?!

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka deklaruar sot se kryeministri Avdullah Hoti ka shkuar në Bruksel për të dialoguar me Serbinë pa mandatin e Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Hoti është duke shkuar në Bruksel pa platformë të dialogut, pa transparencë publike, pa grupin e ekspertëve, si dhe pa koordinim dhe pëlqim të partnerëve qeverisës.

“Avdullah Hoti nuk mund ta përfaqësojë as LDK-në, se lëre më Kosovën. Si i vetëm nuk e përfaqëson dot as fshatin e tij! Në ditën kur presidenti i vendit po intervistohet për shpifjet e regjimit serb, Avdullah Hoti ka zgjedhur t’i zgërdhihet Vuçiqit në Bruksel. Ky paska qenë ekipi i unitetit për të cilin na fliste! Që nga 24 qershori kur u anulua takimi i Uashingtonit për shkak të publikimit të çuditshëm të propozim-aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Avdullah Hoti nuk e ka thënë as një fjalë të vetme në përkrahje të presidentit, ndonëse ai gjeti kohë ta uronte edhe Liverpoolin”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Behramaj thotë se kryeministri nuk e ka marrë as mundin që të takohet me presidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe pse distanca në mes Zyrës së Presidentit dhe Zyrës së Kryeministrit nuk është as 50 metra, ai nuk e mori mundin më asnjëherë që të vinte dhe ta takonte. Jo vetëm për t’u koordinuar, por as për ta shprehur një solidaritet krejtësisht njerëzor! Nuk e paskemi ditur, por Avdullah Hoti qenka tërësisht i amputuar nga ndjenjat e patriotizmit”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?