Këshilltari i Thaçit: Me korrigjim të kufijve, bashkohet Mitrovica

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë se me anë të skenarit të korrigjimit të kufijve, do të ndodhë përfundimisht bashkimi i Mitrovicës.

Këto deklarata, Çollaku i dha për herë të parë në Klan Kosova, ndërsa potencoi se kanë indikacione që Serbia do të pranojë idetë për marrëveshjen finale.

Deklarata e Bekim Çollakut:

Me këtë skenar e them sonte për herë të parë, nëse dikujt i intereson vërtetë dhe ka punuar ndonjëherë që Mitrovica si qytet i ndarë sot në dy komuna të bashkohet ndonjëherë, mundësia për ta bashkuar Mitrovicën si një qytet të vetëm brenda kufijve të Kosovës, është korrigjimi i kufijve.”

Madje, sipas këshilluesit të Thaçit, zyra e presidentit janë të bindur se me këtë skenar do ta njohë Serbia shtetin e Kosovës.

Ai shton:

Jemi të bindur që në këtë skenar Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës, do të mund të riparojmë një gabim historik të shqiptarëve që jetojnë përtej kufirit të Kosovës, dhe do t’arrijmë të fusim brenda kufirit të Kosovës, Luginën e Preshevës.
Sidoqoftë, ideja e korrigjimit të kufijve që po proklamohet nga presidenti Thaçi po kundërshtohet ashpër nga kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj. Madje, përmes vendosjes së taksës, ai arriti ta bllokojë dialogun.”

SHKARKO APP