Këshilltari i Thaçit: Ndryshimi i kufijve është antikushtetuese
Ideja e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim” të kufijve, është në kundërshtim me Nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve të tjera.
Zyra e Presidentit thonë se është e qartë se nëse arrihet marrëveshje që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta, shkruan sot gazeta Zëri. Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për “korrigjim” të kufijve është në kundërshtim me Nenin e parë të Kushtetutës së vendit.
Madje kjo përveç nga juristët konfirmohet edhe nga vetë Zyra e Presidentit. Nga ana tjetër, juristët thonë se kjo është një ide e rrezikshme, pasi sipas tyre dobëson edhe pozitën negociuese të Kosovës.
Bekim Çollaku, këshilltar i presidenti të vendit, ka thënë për gazetën “Zëri” se është e qartë se ndryshimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe se nëse arrihet marrëveshja që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta.
Zyra e Presidentit thotë se në rast se arrihet marrëveshja me Serbinë në përputhje me opsionin për korrigjim të kufijve, që do të mundësonte bashkimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës me Kosovën, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.