Këta deputetë po agjërojnë

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, një numër i vogël i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pritet të agjërojnë. Indeksonline ka kontaktuar me disa prej tyre dhe të cilët kanë konfirmuar se do të mbajnë Ramazanin.

Konkretisht, deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka konfirmuar se është duke agjëruar.

“Po, do të agjëroj. Deri tash kam agjëruar 23 ramazana”, ka thënë shkurt ajo.

Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve, Duda Balje është duke agjëruar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një prononcim, deputetja ka treguar moshën se kur ka filluar të bëjë një gjë të tillë.

“Po, patjetër që jam duke agjëruar. Kam filluar të mbaj ramazanin që kur kam pasur 7 vjet edhe deri tash nuk jam ndalur asnjëherë”, ka thënë ajo.

Më tej, deputetja boshnjake thotë se ky muaj është sprovë për t’i kuptuar gabimet. Ndërsa kërkon nga Zoti që nëse ka gabuar për ndonjë gjë, të mos i përsërit.

“Muaji Ramazanit për mua është koha kur unë tërheq vijën e jetës dhe analizoj krejt çka kam bërë për një vit në jetën time. Kërkoj falje nga Allahu për gabimet për të me dhëne force që mos të përsëriten. Falënderoj Allahun për te gjitha te mirat që më kanë ndodhur”, është shprehur ajo.

LISTA

Gëzim Kelmendi

Labinote Demi

Muhamet Mustafa

Albulena Haxhiu

Luljeta Veselaj

Emilija Rexhepi

Qerim Bajrami.

SHKARKO APP