Këta janë disa nga emrat e Zëvendësministrave

Agjencia e Lajmeve KosovaPress, thotë të ketë mësuar disa prej emrave që po lakohen për zëvendësministrave që do të emërohen nga kryeministri Isa Mustafa.

Qeveria e Isa Mustafës, do të ketë hiq 50 zëvendësministra, pasi që merret vesh se secila ministri, 21 sa ka gjithsej Qeveria, do të emërohen nga 2 zëvendësministra, ndërsa në ministritë që udhëhiqen nga minoritetet do të ketë nga tre zëvendësministra.

Zëvendësministrat nuk do të emërohen të gjithë njëkohësisht, por ky emërim do të bëhet në tri faza.

Lirie Kajtazi, është emri i parë që përmendët si zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë.

Armend Ibrahimi pritet të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Petrit Selimi pritet të mbetet në pozitën që është, ndërsa zëvendësministër në MPJ i mund të shkojë edhe Valon Murtezaj.

Avni Kastrati, është një emër tjetër që po lakohet të jetë zëvendësministër dhe i cili do të pozicionohet tek Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.

Nnë Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë si zëvendësministër pritet të emërohet Lirak Çelaj.

Zëvendësministre e Skënder Hysenit në MPB, është përmendur emri i Dhurata Hoxhës, ish – këshilltares së Hashim Thaçit.

Gjithmonë sipas këtij burimi, Fehmi Mujota tash do të jetë zëvendësministër në ministrin e Lutfi Zharkut, ndërsa Bajram Gecaj, thuhet se do të shkojë tek Avdullah Hoti

SHKARKO APP