“Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…”, Besarta prek me dedikimin për heroin Hamëz Jashari

Besarta Jashari, vajza e Hamëz Jasharit dhe e vetmja që i mbijetoi masakrës serbe në Prekaz, marsin e 1998-ës, është rikthyer sërish në kullën e familjes së saj për të përkujtuar edhe një herë heroizmin e luftës së 5, 6, 7 Marsit ’98.

Dy ditë pas 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Besarta i drejtohet me disa fjalë prekëse babait të saj të ndjerë, Hamëz Jashari, i cili sot do të festonte 71-vjetorin e lindjes.

Postimi i plotë i Besarta Jashari:

Babushi, këtu e dikur!

I thoshim shtëpia e dytë, deri sa u bë vendi i flijimit tënd babush. Këtu ku këndoje “për mëmëdheun” dhe mbroje pragun e nderin.

Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…

Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjës tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen.

Vajza jote krenare, Besarta

Gjatë luftimeve më 5.6 dhe 7 mars 1998 ranë dëshmorë 59 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe familjes së gjerë Jashari të Prekazit të Ulët të Drenicës si dhe tre miq e nipa që kishin ndodhur në këtë familje më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Viktimat: Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem  Jashari, pastaj: Adile  Jashari, Afete Jashari, Afije  Jashari,  Ajvaz Jashari  Ali  Jashari, Abdullah Jashari, Bahtije  Jashari, Beqir  Jashari, Besim Jashari, Blerim  Jashari, Blerim Z. Jashari, Blerina  Jashari, Bujar Z. Jashari, Elfije S. Jashari, Elheme U. Jashari, Faik T. Jashari, Fatime H. Jashari, Fatime S. Jashari, Fatime Xh. Bazaj Terstenik, Feride R. Jashari, Fitim A. Jashari, Hajrije Z. Jashari, Hajzer Z. Jashari, Halil B. Jashari, Halit I. Jashari, Hamdi S. Jashari, Hamëz Sh. Jashari, Hamide A. Jashari, Hamit H. Jashari, Hanife Z. Jashari, Hidajete R. Jashari, Igball R. Jashari,  Igballe R. Jashari, Isak F. Halili, Duboc, Kajtaz M. Jashari, Kushtrim A. Jashari, Lirie H. Jashari, Mihrije F. Jashari, Murtez Z. Jashari, Nazmi Z. Jashari, Osman Sh. Geci, Llaushë, Qazim O. Jashari, Qerim H. Jashari, Ramiz S. Jashari, Sabrije Z. Jashari, Sadik H. Jashari, Salë Sh. Jashari, Selvete H. Jashari, Shaban M. Jashari, Shahin Q. Jashari,  Sherif B. Jashari, Sinan R. Jashari, Smajl A. Jashari, Smajl Xh. Bazaj,  Tërstenik, Ukshin Q. Jashari, Valdete R. Jashari, Zahide Sh. Jashari dhe Zarife B. Jashari.

SHKARKO APP