KFOR-i: Prania e ushtarëve në Mitrovicë nuk është provokim

KFOR në Kosovë, përmes një deklarate zyrtare ka konfirmuar se gjendja në veri dhe në gjithë Kosovën, është e qetë dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme.

“Pavarësisht nga thirrjet e shumta për mospërhapje të spekulimeve të papërgjegjshme, për fat të keq thashethemet e fabrikuara vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media dhe shkaktojnë shqetësime të pabaza tek popullata. KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme”, thuhet në deklaratë.

Gjatë ditës, Lista Serbe kishte reaguar për shkak të pranisë së katër ushtarëve të Shqipërisë në kuadër të KFOR-it në veri të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, KFOR-i ka theksuar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe frikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-së, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-së tani e 10 vjet. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria gjithashtu kontribuon në misionin e KFOR-it”, theksohet nga KFOR.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?