KFOR në Kosovë, Stoltenberg bisedë telefonike me Haradinajn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kryefjala e diskutimit ka qenë angazhimi i KFOR në Kosovë.

“…Ndërsa mandati i FSK-së po evoluon, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në vitin e ardhshëm…NATO do të vazhdojë misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë. KFOR-i vepron nën një mandat të OKB-së dhe nuk do të ndikohet nga ligjet për transformimin e FSK-së”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kujtojmë se javën e kaluar Kuvendi miratoi krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

SHKARKO APP