KFOR: Po analizojmë kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në kufi

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke analizuar kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në veri të Kosovës.

Komentet KFOR i bëri në një komunikatë për mediat, por nuk thanë një datë specifike për marrjen e vendimit.

Tash për tash jemi duke e analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë që të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes që e inkurajojnë dialogun e frytshëm, duke ua dhënë udhëheqësve mundësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata e të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.”, thuhet në këtë komunikatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto komunikatë KFOR ka treguar edhe për stërvitjet e fundit ushtarake të mbajtura më 19 dhjetor 2022 në kampin Novo Sellë, duke thënë se u bën për t’i testuar mjetet për shkak të situatës në veri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata shtuan se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse është situata del jashtë kontrollit.

Ushtrimi më i fundit, i mbajtur më 19 dhjetor 2022, filloi në Kampin e Novosellës dhe u krye për t’i trajnuar dhe testuar aftësitë e njësiteve të KFOR-it për ta garantuar lirinë e lëvizjes duke i përdorur asetet në dispozicion (automjetet e rënda logjistike dhe asetet inxhinierike). Për shkak të ndërlikueshmërisë së mjedisit të tanishëm operues, më e rëndësishmja është që këto sisteme dhe aftësi të testohen, pasi ato e luftojnë rrezikun kolektiv, nëse nuk mund të përmbushen marrëveshjet e ardhshme politike. Ka shumë aktorë në terren të angazhuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet syçelë dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, vetëm për ta parandaluar eskalimin, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në komunikatën e KFOR.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?