Kidman përkujton vizitën në Kosovë: Më ndryshoi jetën

Aktorja e famshme amerikane Nikol Kidman e ka ende të freskët në kujtesë vizitën e saj në Kosovë në vitin 2006.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shprehet se vizita në Kosovë e kishte bërë të kuptonte vlerën e punës së Fondit të Mirëbesimit të OKB. “Kur u bëra dhjetë vjet më parë ambasadore e vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara, misioni im i parë ishte vizita në Kosovë, ku takova gra dhe vajza që i kishin mbijetuar dhunës”,  shkruan Kidman.

“Ishte hera e parë që kuptova se ia vlente puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së. Gratë dhe fëmijët e kosovar gjetën gjetën strehë. Pranuan këshilla për të tejkaluar traumën e përdhunimit që kishin pësuar, gjatë luftës dhe rrënimit në Ballkan. Ishte një përvojë që më ndryshoi jetën dhe që më ka frymëzuar tej mase. Në ‘Giving Tuesday’ sigurohemi, që gratë dhe vajzat të përfitojnë nga puna e madhe në bamirësi”, shton aktorja e famshme.

SHKARKO APP