“Kisha fatin të isha bashkëpunëtor i tij”, Haradinaj kujton 76-vjetorin e ish-Presidentit Rugova

Nëse do të ishte gjallë, ish- Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova do të kishte ditëlindjen e 76 të tij.

Ka qenë ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili me anë të postimi në Facebook ka kujtuar 76-vjetorin e lindjes së Presidentit Rugova.

Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ramush Haradinaj: Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.

Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare.

Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh.

Urime ditëlindja, President!

Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për…

Pubblicato da Ramush Haradinaj su Martedì 1 dicembre 2020

SHKARKO APP