Kisha Ortodokse Serbe do të mblidhet për Kosovën

Kuvendi i Kishës Ortodokse serbe do të mblidhet më 6 nëntor në Patriarkanën në Beograd dhe një nga temat e diskutimit do të jetë Kosovë shkruan “Vecernje Novosti”

Nga kryesia e Kishës Ortodokse Serbe bëhet e ditur se situata në Kosovë nxit diskutimin në nivelin më të lartë të Kishës dhe se midis peshkopëve ekzistojnë rryma të forta, të cilët dëshirojnë të hapin këtë çështje që Kisha të marrë qëndrim ndaj kësaj çështjeje.

“Kisha do të duhet sa më parë të ketë një qëndrim dhe të ketë pikëpamje të qarta për këtë çështje” shkruan gazeta serbe e cila kujton se disa krerë të lartë kishtarë kërkuan nga Patriarku Irinej seancë të veçantë kushtuar Kosovës gjatë vitit të kaluar.

SHKARKO APP