Kisha serbe me propagandë kundër Kosovës në Kongresin amerikan

Kisha Ortodokse serbe vazhdon propagandën kundër Kosovë nëpër botë.

Këto ditë në Kongresin amerikan ajo ka prezantuar monografinë “Trashëgimia e krishterë në Kosovë: Vatër historike e shpirtërore e popullit serb”, botim i zgjeruar dhe i plotësuar i librit "Trashëgimia e Kosovës” në gjuhën angleze.

Në solemnitetin në të cilin drejtori i Sektorit për Librin Europian, Haris Grang ka thënë se biblioteka e Kongresit është e nderuar që ka një monografi të rrallë historike artistike.

Peshkopi i Hercegovinës Аtanasije, duke folur për këtë libër ka theksuar se pasuria kulturore e artistike e Kosovës, 1.400 kisha e manastire, dhe sidomos dhjetëra objekte kulti nga shekulli 12 – 14-të, bëjnë arritjen më të qytetërimit ë krishterë.

“Për fat të keq, në vend se ato të njihen si pasuri e trashëgimisë botërore, këto objekte ortodokse dhe serbe, përjashtuar disa nga to, i janë nënshtruar demolimit e edhe shkatërrimit”, thotë kumtesa e Kishës ortodokse serbe, transmeton koha.net.

KOS thotë të jetë i shqetësuar për fatin e popullit të vet dhe për objektet e kultit të tij nga të cilat janë shkatërruar 150 nga viti 1999 deri në vitin 2003 dhe edhe 35 në vitin 2004.

Libri është shkruar nga dhjetëra autorë ndër të cilët edhe historiani Dushan Batakovic

Libri ka lidhje të fortë me 1.008 faqe dhe më shumë se 900 foto kolor nga kishat kryesoret cilat ky publikim i konsideron pasuri ekskluzive serbe sado që ato janë, edhe me ligje të vendit, pronë e shtetit të Kosovës dhe ai do të prezantohet edhe në disa qyte të tjera të mëdha amerikane.

SHKARKO APP