“Kjo nuk është Kosova që e duan qytetarët e saj”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar dhunën gjate protestës së sotme të opozitës.

Protesta e sotme kishte një fillim dinjitoz, me një përfundim dëshpërues. Dhunimi i shtetit në forma të tilla të zjarrvënies së institucioneve entuziazmon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, zhgënjen partnerët ndërkombëtarë të shtetit tonë dhe dëshpëron e frikëson qytetarët që duan t’i rrisin fëmijët e tyre në këtë vend”, thuhet në reagimin e Veselit.

Veseli apelon për reflektim sa huk është vonë.

“Sa nuk është bërë vonë duhet reflektuar. Kjo nuk është Kosova që duan qytetarët e saj. Mbështetje Policisë së Kosovës e cila sot dëshmoi një profesionalizëm të nivelit më të lartë në mbrojtjen e institucioneve, jetës dhe pronës së qytetarëve” thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP