Koalicioni qeveisës, Kurti: Ja kur do të takohem me Vjosën

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më datë 6 tetor në Kosovë. Si partia fituese, ka në dorë formimin e qeverisë dhe nuk ka munguar edhe ftesa publike për Vjosa Osmanin e LDK-së që të bashkohet me të. Kreu i VV-së, Albin Kurti u shpreh sot në KTV se ditën e enjte do të ketë një takim me Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën edhe pse ai kishte kërkuar takim të menjëhershëm. Teksa nëpërmjet një statusi në facebook, Mustafa ka konfirmuar se ky takim do të ndodhë, por nuk kishtë thënë një datë të saktë.

Statusi i Mustafës

Qytetarë të nderuar! Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq. Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave. Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së.

SHKARKO APP