Koalicioni qeverisës, nesër pritet takimi Kurti-Mustafa
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme. Kandidati për kryeministër i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit tha se nesër me Mustafën do të diskutohen për gjitha çështjet e hapura, përfshi postet ministrore dhe çështjen e emërimit të presidentit. Kurti edhe një here u shpreh i vendosur për mos koalicion me listën serbe, teksa tha se edhe ndarja e ministrive është çështje e negociatave. ”Kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme”, tha Kurti.