Socialistët mbrojnë Ramën. Koçi: Hedhja në gjyq e Haradinaj nuk është gjë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha sot se padia e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj është një akt civil. “Hedhja në gjyq? Një akt civil. Nuk është asgjë para pushkatimit moral dhe politik që Haradinaj përpiqet t’i bëjë Ramës. Ndërkohë bëhet fjalë për Gjykatën e Prishtinës”, u shpreh Koçi.

“D.m.th, brenda kufirit arbëror. Haradinaj të bëjë kujdes me ata të cilëve po u shërben. Janë ata që ndihmuan që ai të përfundonte në Gjykatën e Hagës”, shkruan në një reagim në Facebook Petro Koçi.

SHKARKO APP