Kocijançiç: Asociacioni i Komunave Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës, tha sot zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançic.

“Asociacioni do të formohet sipas jurisprudencës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja paraprake ka qenë në përputhje me Kushtetutën”- citohet të ketë thënë Kocijançiç.

Në Bruksel është njoftuar se drafti i statutit të Asociacionit do të ndihmohet nga ekspertët e OSBE-së në Grupin Drejtues, i cili u formua nga Prishtina.

Nderkohe përfaqësuesit e dhjetë komunave serbe kanë kërcënuar ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, se nëse Prishtina zyrtare deri më 20 prill nuk do të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ata vetë do ta bëjnë një gjë të tillë, e cila sipas tyre nuk do të përbëjë shkelje por zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

SHKARKO APP