Koha e mirë dhe masat anti-covid, kosovarët dynden drejt Shqipërisë për fundjavë

Koha e mirë dhe masat e vëna nga qeveria Kurti, kanë bërë që shqiptarët e Kosovës sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë. Nga pika kufitare e Morinës mësohet se janë krijuar kolona automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri. Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-covid, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me ”Take Away” si dhe orën policore. Kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?