Koloneli i UÇK: Ka interesa për luftën

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, ish zv/shefi i shtabit të UÇK Dilaver Goxhaj, tha se treni serb nuk ishte një provokim ndaj Kosovës, por një strategji e Vuçiç për të fituar zgjedhjet.
Sipas tij, prapa këtyre veprimeve qëndron një shtet i tretë që kërkon luftën mes Rusisë dhe SHBA-ve.

“Nuk ka popull që do luftë. Vuçiç do të luftojë për një fushatë elektorale. Serbia nuk mund të bëjë luftë më Kosovën. Kemi marrëveshjen e Kumanovës mes NATO dhe Serbisë. Serbia nëse do hapë luftë duhet ta bëjë me NATO-n.

Ardhja e 2400 forcave në kufi duket gati e pabesueshme që të mobilizoheshin në një kohë kaq të shkurtër. Kam përshtypjen që kjo ishte përgatitur që me arrestimin e Haradinajt. Kemi tre shenja të dukshme, arrestimin e Haradinajt, ardhjen e trenit dhe zbarkimin e 2400 forcave serbe. Nuk mund të jetë e gjitha rastësi. Kam frikë se pas Serbisë qendron një shtet tjetër.

Dyshoj se mos duan të përplasin Kosovën me Serbinë pasi sipas meje realisht duan të përplasin SHBA me Rusinë. Gjaku që do të derdhet do të jetë i yni, por lufta që do të bëhet nuk do të jetë e jona.

Koloneli në pension Koxhaj, foli edhe për luftën e UÇK, ku ai kishte shkuar personalisht dhe jo si i dërguar i shtetit shqiptar, që sipas tij nuk bëri asgjë, veç priti refugjatët.

“Nëse do të mobilizohej shteti do të shkoja në luftë, duhet t’i bindem shtetit”- tha Koxhaj, i pyetur çfarë do të bënte tani, po të kishte luftë serish.

“Thuhet në Kushtetutë në nenin 8 që Shqipëria duhet të mbrojë gjithë kombin shqiptar”, tha Goxhaj, i cili ndaloi gjate te c’armatosjen pa arsye te ushtrise shqiptare, ne kthimin e bunkereve dhe fortifikimeve ne skrap, ne shkrirjen e aviacionit dhe lënien e hapësirës ajrore në dorë të fqinjëve dhe sigurinë në dorë të NATO-s. “Kush na ç’armatosi, kush na la në këtë gjendje, cilet njerëz dhe për çfarë interesash”- e mbylli bisedën koloneli Koxhaj.

SHKARKO APP