Komandanti i KFOR: Arsyet pse nuk ndërhymë në arrestimin e Gjuriç në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci ka deklaruar se misioni paqeruajtës i NATO-s do të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme dhe tani për tani nuk planifikohet reduktimi i pranisë së forcës paqeruajtëse ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për revistën ‘Jedinstvo’ tha se KFOR-i nuk përzihet në çështje të politikës dhe për këtë arsye nuk nderhyri me rastin e arrestimit të Marko Gjuricit dhe nuk është përfshirë në hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic.

Cuoci tha se NATO mbështet vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, dhe se ky është kyç për paqen dhe sigurinë në rajon, transmeton KosovaPress.

“Arrestimi i Gjuriçit u krye nga Policia e Kosovës si instanca e parë e përgjigjes për siguri dhe KFOR-i nuk ishte ftuar të intervenojë”, u shpreh ai.

SHKARKO APP