Komisioneri Varhelyi për tensionet Kosovë – Serbi: Siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë, veprimet e njëanshme s’janë zgjidhje!

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar lidhur me tensionet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e Kosovës. Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi te serbët, të cilët kanë sjellë edhe situatën e tensionuar në kufi.

Përmes një postimi në “Twitter’, komisioneri Varhelyi u bën thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të zvogëlojnë tensionet, duke iu kërkuar prerë që të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë.

Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje dhe të zvogëlojnë tensionet, t’i kthehen dialogut dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme, ndaj dhe duhet të tërhiqen”, shkruan komisioneri Varheyli.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?