Kompania ajrore që transportoi turqit e deportuar gënjeu autoritetet kosovare

Drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj ka bërë të ditur se kompania ajrore me të cilën u deportuan gjashtë shtetasit turq kishte gënjyer institucionet e kosovare për qëllimin e fluturimit.

Gjonbalaj tha se leja ishte kërkuar për fluturim komercial duke thënë se institucioni që ai drejton nuk është i përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë proces.

“Ne e dimë se kërkesa për fluturim është bërë në Ministri të Infrastrukturës si fluturim komercial, kompania ka gënjyer për qëllimin e fluturimit”, ka deklaruar Gjonbalaj gjatë raportimit për vitin 2017 para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjonbalaj po ashtu tha se janë duke shikuar mundësinë e ndërmarrjes së masave ndaj kompanisë e cila bëri transportimin e gjashtë qytetarëve turq që jetonin në Kosovë të cilët e deportuan më kërkesë të Turqisë, pasi akuzoheshin për pjesëmarrjen në tentim grushtshtetin e vitit 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjonbalaj tha se kompania Birlesik Insaat mund të përballet me një dënim deri në një milion euro.
Më 29 mars, me kërkesë të autoriteteve turke, Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë ishte mjek turk.

Për këtë deportim, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën deklaruar se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë, ndërkaq, i kishin deportuar ata nën arsyetimin se këta persona paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fillimisht ua revokuan të njëjtëve të drejtën e qëndrimit dhe më pas i deportuan nga Kosova për në Turqi, në bashkëpunim me inteligjencën turke.

Pas deportimit të tyre, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte liruar nga ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, në pozitën e të cilit pak javë më vonë u emëruar ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë i përkasin Institucionit Arsimor Gylistan. Ky i fundit ka kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën. /rel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?